image Mësohen formacionet zyrtare në takimin ndërmjet Reims dhe PSG, Messi dhe Berisha në bankë

Futboll

Mësohen formacionet zyrtare në takimin ndërmjet Reims dhe PSG, Messi dhe Berisha në bankë

news image

Paris Saint-Germain luan në udhëtim ndaj Reimsit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit francez.

Reims si nikoqir e pret skuadrën parisienë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Auguste-Delaune”.

Për mysafirët pritet të debutojë Lionel Messi por jo nga, ndërsa për herë të parë në këtë sezon luan edhe Neymar.

Messi do paraqitet për herë të parë për një klub tjetër që nuk është Barcelona, pasi u largua nga katalunasit këtë vit.

Për vendasit luajnë dy reprezentues kosovar, mirëpo Valon Berisha është në bankë rezervë, kurse Arbër Zeneli do mungojë për një kohë të gjatë.

11-et e dy skuadrave janë zbuluar dhe ato janë:

REIMS: Rajkovic; Gravillon, Faes, Abdelhamid; Foket, Munetsi, Cassama, Lopy; Mbuku, Touré, Kebbal

PSG: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kehrer, Diallo; Verratti, Gueye, Wijnaldum; Neymar, Mbappé, Di María.

/Gazeta Sinjali Sporti/