Kombëtarja e Francës në futboll e ka përfunduar aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Franca pësoi humbje të thellë nga Japonia, në kuadër të Grupit A, me rezultat 0-4.
Japonia arkëtoi 3 pikë dhe eliminoi Francën falë golave të shënuara nga Kubo 27′, Sakai 34′, Mijoshi 70′ dhe Maeda 90+1′.
Nga Grupi A Japonia, doli e para me 9 pikë, e ndjekur nga Meksika me 6, ndërsa Franca dhe Afrika Jugore u eliminuan na garat e mëtejme.
Ndërkohë edhe Argjentina nuk arriti të kalojë garat në grupe edhe pse u ndal në barazim 1-1 ndaj Spanjës. Mirëpo shumë shtrenjtë i kushtoi fitorja 2-0 e Egjiptit ndaj Australisë, me çka kaluan në çerekfinale, falë golaverazhit më të mirë. Argjentina në raundin e parë pësoi disfatë 0-2 nga Australia dhe humbi gjasat që luftojë për medalje.
Në çerekfinales të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” do të takohen:
Spanja-Bregu i Fildishtë
Japonia – Zelanda e Re
Brazili – Egjipti
Korea e Jugut – Meksika.