Mësimit në distancë në Kosovë prej sot i shtohet edhe ai parashkollor. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar edhe një tjetër platformë, kësaj radhe për edukimin e hershëm që do të jetë në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit.
Pas pezullimit të mësimit të rregullt si pasojë e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, më 23 mars MAShTI filloi emetimin e video-xhirimeve për klasat 1 deri 9, e gjithashtu nisi edhe mësimi në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet, por mundoi ai për fëmijët parashkollorë.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në një konferencë për media bëri të ditur për platformën që fillon aplikimin nesër, dhe u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që t’a përcjellin atë.
Ajo bëri të ditur se prindërit dhe kujdestarit mund t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve të ministrisë, përm es faqes online./Gazeta Sinjali/