image Mësimi fillon të shfaqet nesër në televizion dhe dy platforma online

Kosovë

Deklaratë/ Mësimi fillon të shfaqet nesër në televizion dhe dy platforma online

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Hykmete Bajrami ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar transmetimi i mësimit për klasën e parë deri të pestën, i cili nis të hënën, ndërsa pritet që së shpejti të fillojë nga klasa e pestë deri në të nëntën dhe klasat e dymbëdhjeta.

Transmetimi i mësimit do të bëhet në dy kanalet e Radio Televizionit të Kosovës dhe në dy platforma online. Ministrja Bajrmani pranon se procesi nuk është perfekt por është nisma e parë e ministrisë që drejton, ndërkohë që momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.

Bajrami nëpërmjet telefonit ka thënë se ka një javë rresht që janë bërë video-xhirime në shkollën model, ku kanë qenë një numër i madh i mësueseve në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të komunës së Prishtinës.

“Sot prapë një numër i madh i njerëzve po punojnë në organizimin e videove dhe në dy platformat online që i kemi. Mësimi do të fillojë të hënën me 24 mars, do të ketë transmetim në RTK1 dhe RTK 4, ndërkohë, të gjitha video xhirimet do të jenë të disponueshme në platformën e-mësimi dhe gjithashtu materialet që janë punuar me iniciativa private në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të tjera, do t’i huazojmë nga vendet e tjera, do të jenë të disponueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në një uebfaqen tjerë që quhet e-platforma. Në javën e parë do të kemi mësime kryesisht për klasën e parë deri në klasën e pestë, po besoj që shumë shpejt fillojmë mandej deri në klasën e nëntë dhe klasat e dymbëdhjeta ”, tha ajo.

Bajrami ka folur edhe për sfidat që mund të dalin në këtë proces, me mësimdhënës që nuk kanë qasje në internet por gjithashtu edhe për nxënësit që edhe në mënyrë klasike nuk kanë suksesin e duhur.

“Procesi të cilin po e organizojmë ne nuk është proces perfekt për shkak se gjatë këtyre dhjetë ditëve çdo gjë ka rrjedhur shpejt dhe asnjëherë në Ministrinë e Arsimit nuk është punuar me mësimin online dhe digjitalizimin e materialeve didaktike. E kemi parasysh këtë por e kemi parasysh por gjithashtu e kemi parasysh situatën me të cilën gjendemi ne, rajoni dhe bota, do të thotë janë sfida që po përballemi të gjithë. Tani ne do të bëjmë më të mirën e mundshme, e kemi parasysh gjithashtu që jo gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qasje në pajise. Forma e mësimit online do të jetë një herë, do të thonë komunikim i një anshëm ku ne do i plasojmë materialet. Ato do të jenë të qasshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, mandej ne do të japim udhëzime të qarta se si do të komunikojnë, mësuesit me prindërit, kujdestarët e klasave me mësimdhënësit dhe gjithashtu me nxënësit në klasën e tyre. Në fund do të përgatiten raport nga secili mësues te drejtori i shkollës, secili kujdestar i klasës te drejtori i shkollës do të raportojnë në drejtorinë e arsimit dhe drejtorit e arsimit në MASHT“, tha ajo.

Sipas saj, formë është bërë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë aktivë.

“Kjo është një formë në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të mos pasivizohen, ne do të krijojmë mjete që ata do të jenë akti v. Tani a është një proces perfekt, jo nuk është. Ju e thatë që arsimi në Kosovë ka të meta edhe në formën klasike si zhvillohet por megjithatë është një hap i mirë. Ky do të jetë një projekt që do të vazhdojë, ne mënojmë që do të përmirësohemi dhe në kthimin e rrethanave normale ne prapë do të vazhdojmë me digjitalizimin e materialeve didaktike që të jemi në hap me vendet e zhvilluara por njëkohësisht kjo do të zgjedh problemin e çantave të rënda”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja Bajrami tha se kanë paraparë që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet emailave dhe grupeve të ndryshme në rrjetet sociale.

“Ne tani në këtë pikë ku jemi po shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër të kthehemi në bankat shkollore, testimi online do të jetë sfidues por do të shohim dhe të marrim praktikat e vendeve tjera”, tha ajo.

Përndryshe, ministrja Bajrami përmendi një numër të madh të vullnetarëve dhe organizatave joqeveritare që po japin ndihmë në këtë proces./ Gazeta Sinjali/