image Mësimdhënës dhe nxënës infektohen me COVID-19, ky kolegj privat kalon në mësim online

Arsim

Mësimdhënës dhe nxënës infektohen me COVID-19, ky kolegj privat kalon në mësim online

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që Kolegji privat “Mehmet Akif ” në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit, të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it, pasi që janë infektuar me COVID-19 tre mësimdhënës dhe 7 nxënës të këtij institucioni.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë./ Gazeta Sinjali/