image Mesfushori shqiptar arrin në Milano për testet mjekësore

Futboll

Mesfushori shqiptar arrin në Milano për testet mjekësore

news image

Është një e mërkurë e ngarkuar për Interin me Kristjan Asllanin që po kalon testet mjekësore me klubin përpara një lëvizjeje të mundshme nga Empoli.

20-vjeçari është parë teksa ka mbërritur në universitetin Humanitas ku do t’i nënshtrohet testeve përpara se të përfundojë transferimin te Nerazzurri.

Reprezentuesi shqiptar bëri 26 paraqitje në të gjitha garat për Empolin sezonin e kaluar, duke shënuar një gol.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi sulmuesi Romelu Lukaku arriti në Milano për të finalizuar huazimin e tij gjatë sezonit nga Chelsea.

/GazetaSinjaliSport/