Chelsea zhvilloi ndeshjen e dytë parasezonale mbrëmë në Amerikë.
Londinezët u mposhtën pas penalltive nga skuadra e Charlottes.
Teksa po goditeshin penalltitë, mesfushori i Chelseas, Connor Gallagher u bë viral me gjuajtjen e tij.
Anglezi tentoi ta mashtrojë portierin duke e gjuajtur topin në mes, megjithatë portieri qëndroi pa lëvizur, duke e pritur penalltinë.
Conor Gallagher with one of the worst penalties you’ll see this year ???? pic.twitter.com/lEKeVCmFPO
— Photos of Football (@photosofootball) July 21, 2022
Charlotte fitoi më pas me rezultat 5-3 pas penalltive.