image Mesazhi që Mourinho ia dërgoi Kane-it merr dhenë në Angli

Futboll

Motivimi/ Mesazhi që Mourinho ia dërgoi Kane-it merr dhenë në Angli

news image

Klubi londinez, Tottenham Hotspur ka filluar një epokë të re me trajnerin portugez, Jose Mourinhon.

Me ardhjen e “Special One” në krye të skuadrës, asgjë nuk do të jetë e njëjtë për klubin e famshëm anglez.

Trajneri portugez ka marrë drejtimin e Tottenham për ta nxjerrë së pari nga kriza e thellë, e në sezonin e ri për të kërkuar edhe trofe.

Gjëja e parë që Jose Mourinho ka bërë me të marrë drejtimin e Tottenham, është dërgimi i një mesazhi te Harry Kane.

Ai mesazh i Mourinhos, është bërë temë kryesore në mediet angleze.

“Ju jeni sulmuesi më i mirë në Evropë. Qëndroni këtu për të fituar trofe së bashku”, raportohet t’i ketë shkruar Mourinho reprezentuesit anglez.

Shihet se Mourinho ka besim të madhe te Kane, i cili ka një kohë të gjatë që vëzhgohet nga Real Madrid.