Meghan Markle dhe Princi Harry ishin pjesë e listës prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit, dhe pozuan për kopertinën e revistës Time 100.
Mirëpo, veç fotos që u komentua shumë, ra në sy edhe një detaj në gishtin e Meghan, unaza prej 525 dollarësh, Shiffon Duet Pinky Ring, e vendosur pranë unazës së saj të fejesës me tre gurë.
Unaza prej ari, 14 karat dhe me një diamant të vogël pranë një më të madhi, përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një “premtimi rozë” (pinky promise).
Ky shpjegim kaq interesant ndodhet në faqen online të markës. Kompania gjithashtu dhuron 50% të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.
“Misioni ynë në Shiffon është të mbyllim atë hendek gjinor, veçanërisht në sipërmarrje,” thuhet në një deklaratë të faqes në internet.
“Sipërmarrja ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve dhe të mësuarit shpejt, dhe ne duam t’u japim grave mundësinë për ta bërë këtë, ndërsa ato nuk kanë frikë të rrezikojnë ose dështojnë.
Ne jemi optimistë se mund të fillojmë ta bëjmë këtë ndryshim. Përmes përpjekjeve tona, ne synojmë të fuqizojmë financiarisht 1 milion gra në të gjithë globin deri në vitin 2025.”
Për më tepër, Shiffon përdor metale të ricikluara, paketime minimale e të ripërdorshme në modelet e tij, çka i përshtatet shumë Dukeshës së Sussex, e cila është një fanse e stileve të qëndrueshme.