image Mesazhet tipike të çdo nëne shqiptare në telefonin tuaj

Qesharake

Mesazhet tipike të çdo nëne shqiptare në telefonin tuaj

news image

Nënat shqiptare njihen për mesazhet tipike që i përcjellin çdo ditë te fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Nisur nga mesazhet, duket se pjesa dërrmuese u referohen mesazheve të mamave, të cilat janë këto:

1.Te frigoriferi anash të kam lënë (fillon lista e ilaçeve të fëmijëve).

2. Kur do vish?

3. Çfarë hëngre?

4. A ke ngrënë?

5. E ke bërë shtëpinë hotel.

6. Merr një bukë kur të vish.

7. Ku je?

8. Kur ke ndërmend të vish në shtëpi?

9. A e di rrugën për në shtëpi?

10. Sa e ke orën?

11. Do rrish edhe shumë?

12. Shkruaji pak x-it se ka ditëlindjen djali/vajza.

13. Del nga shtëpia dhe s’di më të kthehesh.

14. Do vish për drekë?

15. Të dua shumë.

16. Ku humbe?

17. Je veshur?

18. Merr tët vëlla në telefon të vijë në shtëpi se ty të dëgjon ai.

19. A ke arritur në shtëpi. E shkruan çdo natë (unë jetoj në shtëpi vetëm).

20. Ngele rrugëve.

21. Akoma nuk je zgjuar?

22. E paske bërë shtëpinë dritë.

23. Mos harro bëjë punët.

24. Ok.

25. A ka bukë?

26. Për pak e mbyllim hotelin.

27. Vajti ora 8, do hash gjobë.

28. Për të larë i ke rrobat mbi krevat?

29. Mos ec shpejt me makinë.

30. Mos fli vonë.

31. Hajde ha bukë.

32. Si e kam kodin e Facebook-ut.

33. A ke nanë/babë?

34. Për darkë do rrish në kafe?

35. Mos u vono se babi është me nerva, do të bërtasë (gjithmonë gënjen se babi më flet si zakonisht)./Gazeta Sinjali/