image Mesazh i mirë nga Kamenica: Nxënësit serb punojnë 300 sapunë antibakterial

Kosovë

Mesazh i mirë nga Kamenica: Nxënësit serb punojnë 300 sapunë antibakterial

news image

Nxënësit serb kanë punuar sapunë antibakterial dhe 300 prej tyre ia kanë dhuruar komunës së Kamenicës në luftë kundër pandemisë së COVID-19.

Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka thënë se pandemitë nuk njohin përkatësi etnike apo fetare.

“Ato na kujtojnë të përbashkëtat para dallimeve. Na bëjnë të fokusohemi në të tashmen e të çmojmë më shumë të ardhmen. Në këtë frymë sot pranuam një donacion nga nxënësit e Gjimnazit ‘Desanka Maksimovic’. Ata kanë punuar sapunë antibakterial me mesazhin ‘me disiplinë kundër koronës’ dhe 300 prej tyre i kanë dhuruar për Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Kastrati./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1118129861858084