image Mesazhi i çuditshëm i Tërnavës për fushatën zgjedhore

Kosovë

Zgjedhjet/ Mesazhi i çuditshëm i Tërnavës për fushatën zgjedhore

news image

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shkruar një mesazh të pazakontë në prag të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Një mesazh i tillë është i çuditshëm por edhe i pazakontë vjen nga Naim Tërnava që shkruan në emër të BIK-ut, ndonëse bashkësitë fetare nuk ndodhë të deklarohen në raste të tilla, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai e ka parë të nevojshme që të reagojë me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, duke thënë se BIK-u do ta ruajë paanshmërinë politike.

“Si Myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjitha ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë. Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve”, ka shkruar Tërnava.

Tërnava u ka uruar partive politike fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme.

Vajza e Tërnavës, Refiqja, do të kandidojë për deputete në listën e koalicionit Nisma-AKR-PD. /Gazeta Sinjali/