image Mes shumë skuadrave të interesuara, Bremer zgjedh klubin e dëshirave të tij

Futboll

Mes shumë skuadrave të interesuara, Bremer zgjedh klubin e dëshirave të tij

news image

Agjentët e Gleison Bremer raportohet se kanë informuar Interin se përparësia e mbrojtësit është t’i bashkohet Nerazzurrëve në vend që të kalojë në Premier League, ku Chelsea dhe Tottenham janë të interesuar.

Bremer është objektivi kryesor i Interit nëse Milan Skriniar largohet nga klubi në verë. Sipas raporteve të shumta në Itali, Nerazzurrët kanë arritur tashmë një parim marrëveshjeje me qendërmbrojtësin brazilian, por bisedimet me Torinon nuk do të fillojnë derisa Skriniar të largohet.

Calciomercato.com raporton se drejtorët e Interit kanë takuar së fundmi përfaqësuesit e Bremerit, të cilët konfirmuan se prioriteti i 25-vjeçarit është kalimi në Stadio Meazza.

Për mbrojtësin brazilian janë të interesuar edhe Chelsea dhe Tottenham, por sipas raportimeve, dëshira e lojtarit është të vazhdojë karrierën në Serie A.

Bremer u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A në sezonin 2021-22.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me Bremerin gjatë një konference për shtyp sot, duke pretenduar se nuk ishte e drejtë të flitej për një lojtar të pakontraktuar me Interin.

/GazetaSinjaliSport/