image Merret vendimi nga Barcelona për Frenkie de Jong

Futboll

Merret vendimi nga Barcelona për Frenkie de Jong

news image

Frenkie de Jong është në mesin e lojtarëve më të kritikuar së fundmi te Barcelona.

Mesfushori holandez ishte në mesin e atyre ndaj të cilëve ishin ndërtuar pritshmëritë më të larta, por forma e dobët e skuadrës po bën që mllefi të zbrazet në individë të caktuar.

Përkundër kësaj situate, raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se skuadra e Barcelonës është e vendosur për një gjë. Frenkie de Jong ‘NUK ËSHTË’ në shitjet.

Frenkie është në mesin e emrave të paprekshëm. Xavi e sheh lojtarin si pjesë kyçe të projektit të tij.

De Jong vlerësohet si një lojtar i mirë teknikisht dhe me disiplinë të shkëlqyer.

Shumë zëra largonin lojtarin nga Barcelona shkaku i kritikave por edhe krizës financiare. Këto zëra duket se hidhen poshtë tashmë. /Gazeta Sinjali Sporti/