Federata Italiane e Futbollit vendosi këtë të enjte, pas takimit të zhvilluar me anëtarët e saj, të ndryshojë sërish afatet e përfundimit të sezonit për shkak të krizës së Koronavirusit.
Presidenti Gabriele Gravina së shpejti do të miratojë një rezolutë, që shtyn afatin e përfundimin të sezonit sportiv 2019-2020 deri në 2 gusht, teksa më parë ishte planifikuar të mbyllej më 30 qershor.
Njoftimi i Federatës:
“Bota e futbollit po punon pa pushim dhe me përgjegjësi për të gjetur zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për krizën e gjeneruar nga Covid-19, përfshirë ato të domosdoshme për ruajtjen e garave 20/21…
Presidenti i Shoqatës së Futbollit, Gabriele Gravina e deklaron: Ne jemi të kënaqur me komunikimin e vazhdueshëm që kemi me ministrin e Sportit, por edhe me drejtuesit e Shëndetësisë dhe Ekonomisë dhe Financave, të cilëve u kemi propozuar të gjitha masat e nevojshme – shton Gravina.
– Më çudit, fakti që ka komente që tregojnë se ka njerëz të keqinformuar. Dje u shpjegua në detaje se cila është mënyra jonë: të kthehemi të luajmë në mënyrë të sigurt, edhe organizatat ndërkombëtare, me të cilat është i lidhur futbolli Italian, e kërkojnë…”