image Merret vendim për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Sporte të tjera

Sport/ Merret vendim për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

news image

Koronavirusi bëri që sot të shtyhet Kampionati Evropian i cili ishte planifikuar të mbahej këtë vit.

Mirëpo, të njëjtin fat nuk do ta kenë edhe Lojërat Olimpike të cilat luhen në Tokio.

Sipas organizatorëve, lojërat do të mbahen përkundër frikës nga koronavirusi.

“IOC mbetet plotësisht e angazhuar për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, dhe kur kanë mbetur edhe katër muaj para këtyre lojërave, nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim drastik”, thuhej në njoftimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

“IOC inkurajon të gjithë atletët që të vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike sa më mirë që të munden”.

Lojërat Olimpike fillojnë me 22 korrik dhe mbarojnë më 9 gusht./Gazeta Sinjali/