Pas një beteje gjyqësore prej 5 vjetësh, Brad Pitt ka fituar betejën për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mësohet se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndahet 50 – 50, ndërsa vendimi nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.
Sipas tabloidit “TMZ”, aktorja Jolie nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndërsa 57-vjeçari duket se është në “qiellin e shtatë”.
Aktorja kishte kërkuar që të merrte e vetme kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar te frazat që Brad nuk është një prind i përkushtuar ndaj fëmijëve.
Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh
hetim të hollësishëm dhe me profesionistë për fëmijë.
Pas shpalljes së vendimit, Brad Pitt ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me
fëmijët e tij. /Gazeta Sinjali/