Një veturë është djegur në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Ndonëse erdhi për festë tek familja e bashkëshortes, Enis Dacit, dikush ia dogji veturën.
“Është kallë kerri dhe kur kemi ardhur ne ka pasur flakë, kerri ka pas erë të benzinës, dhe ne bashkë e kemi shuar ketë zjarr, flaka ka qenë e madhe”.
Mirëpo, njëra nga familjaret po dyshon diku.
”Ka ndodhë një zënkë, besoj që zënka e ka sjellë situatën deri këtu”.
Derisa sipas policisë, rasti i inicuar si zjarrvënie po hetohet, njofton klankosova.