image Mërgimtari që mbështeti Albin Kurtin në zgjedhjet e përgjithshme, tani përkrah Imri Ahmetin - Sinjali

Mërgimtari që mbështeti Albin Kurtin në zgjedhjet e përgjithshme, tani përkrah Imri Ahmetin

news image

Në zgjedhjet e përgjithshme një mërgimtar kishte ardhur nga diaspora për të përkrahur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për kryeministër të vendit, duke ia vendosur një fotografi të madhe të Kurtit në pjesën e përparme të veturës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të publikuar këto ditë në rrjetet sociale, mërgimtari tani po përkrah edhe kandidatin e LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ai ka vepruar njëjtë si për zgjedhjet e përgjithshme, duke e vendosur në veturën e tij një fotografi të madhe në përkrahje të Imri Ahmetit.

Lidhur me këtë ai e ka sqaruar se pse në zgjedhjet e përgjithshme e ka përkrahur Kurtin, ndërsa në këto lokale po përkrah kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti.

Prej diasporës kemi ardh extra me ja uru fitoren Imri Ahmetit. Në zgjedhjet e kalume e kam pas Albinin, edhe e kam cek edhe më parë, se për komunale, Imri Ahmeti punon mirë.  Unë them se Imri Ahmeti është kulmi i Lipjanit dhe kampion i Lipjanit”, tha ai për kp./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin