Edhe pse ishte e ndezur drita e kuqe në semafor dhe veturat e rreshtuara për kalim ishin në pritje të hapjes së semaforit, ky mërgimtar shfaqet i padurueshëm dhe kalon nga shiriti i djathtë në atë të majtë, edhe pse një veprim i tillë përbën kundërvajtje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky veprim është fotografuar rreth orës 15:00 nga një sinjalizues tek semaforat e lesnës dhe është dërguar në redaksinë e Sinjalit.
Sipas sinjalizuesit shoferi ka tejkaluar në vijë të plotë ata që prisnin përballë në semafor, duke shpërfillur kështu shenjat që rregullojnë rreshtimin në udhëkryq.
Ky veprim është në kundërshtim me rregullat e trafikut, pasi që mund të rrezikojë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe është i ndëshkueshëm me ligj. /Gazeta Sinjali/