Një mërgimtarit i cili jeton në Gjermani i janë shpërthyer dy gomat e veturës në Serbi, gjatë kohës sa po kalonte nëpër autostradë të Nishit.
Gjatë mbrëmjes së sotme janë paraqitur edhe dy raste tjera, ku dy vetura të mërgimtarëve e kanë pësuar në mënyrë të njëjtë, duke i shpërthyer katër gomat e veturave.
Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehen gomat e veturës.
Duket që këto nuk kanë të ndalur nga serbët atje dhe se janë duke vazhduar që të shpërthejnë goma të veturave, vetëm për qëllime që të fitojnë financiarisht.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka kërkuar ndihmë nga ky grup, që nëse mundet dikush t’i ndihmojë sepse është me fëmijë të vegjël. /Gazeta Sinjali/