Njëlloj sikurse gjatë ditës situata po raportohet më e qetë edhe në mbrëmje në pikë kalimet kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme pritjet më të gjata janë regjistruar te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë, ku për të dalë po pritet 40 deri në 50 minuta, kurse për të hyrë nga kjo pikë kufitare po pritet 35 deri në 40 minuta.
Kolona në dalje të kësaj pikë është 200 metra kurse në hyrje 150 metra.
Kolona dhe pritje deri në 70 minuta ka në pikën kufitare në Vërmicë, në hyrje nga Shqipëria. Ndërsa edhe në Hanin e Elezit po pritet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë.
Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Gazeta Sinjali/