image Mërgimtarët po presin deri në mbi dy orë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Mërgimtarët po presin deri në mbi dy orë, kjo është gjendja në pikat kufitare

news image

Tashmë është koha kur mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet. Kjo kohë e vitit zakonisht shkakton kolona të mëdha në hyrjet e pikëkalimeve kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mëngjesin e sotëm, ku shihet se kolona më e madhe është të Dheu i Bardhë – 150 min pritje e 2000 metra kolonë.

Një pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo në Merdar, ku pritjet po zgjasin deri në 120 min e kolona është rreth 1000 metra.

/GazetaSinjali/