image Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare

Siguri

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare

news image

Gjatë festave të fundvitit, rritet edhe numri i mërgimtarëve që vendosin të festojnë bashkë me familjarët e tyre në Kosovë. Mirëpo mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona në Jarinje ka arritur në dy mijë metra, ku pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare po zgjasin deri në 4 orë.

Pritje të gjata ka edhe në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.

Në Merdare, pritjet janë 180 deri në 200 minuta, të Dheu i Bardhë 100-120 minuta, kurse në Muçibabë po zgjasin deri në 1 orë.

Pritjet në Bërnjak janë deri në 30 minuta, në Mutivodë dy orë, kurse në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta.

Po rrugët që çojnë në këto pika kufitare, sipas MPB-së, janë të kalueshme.

/GazetaSinjali/