image Mërgimtarët po i përfundojnë pushimet, kolonë e gjatë për dalje në Merdar - Sinjali

Mërgimtarët po i përfundojnë pushimet, kolonë e gjatë për dalje në Merdar

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Në përditësimin e fundit të bërë nga kjo qendër rreth orës 08:30 shihet se për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në tri orë e gjysmë.

Kurse te pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinje pritjet arrijnë afërsisht rreth një orë.

Pritje më të shkurtra janë regjistruar në pikë kufitare në Vërmicë, ku për të dalë po pritet rreth 25 minuta.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin