image Mërgimtarët nisën të kthehen nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Siguri

Mërgimtarët nisën të kthehen nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

news image

Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit tashmë duket se kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

E në pikat kufitare ata po përballen me pritje të gjata.

Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100 metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas MPB-së, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

/GazetaSinjali/