Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka njoftuar se ka pasur pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, QKMK bëri të ditur se për momentin nuk ka pritje në pikat kufitare por në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” ka qenë situata më e ngarkuar ku ka pasur pritje deri në 1 orë e gjysmë.
“Tash momentalisht nuk ka pritje, ma herët ka pasur Dheu i Bardhë ka pasur deri në 1 orë e 30 min, tash momentalisht nuk ka në pikat tona kufitare. Në pikat tjera nuk ka pasur, Dheu i Bardhë ka qenë më i ngarkuar”, thuhet në përgjigjen e QKMK.
Po ashtu, QKMK njoftoi se momentalisht pika kufitare në Vërmicë ka pak më shumë qarkullim por që kjo nuk ka të bëjë me mërgimtarët por me ata që shkojnë për fundjavë në Shqipëri.
“Tash Vërmica ka pak por është në dalje, pra nuk ka të bëjë me gurbetqar është me ata që shkojnë për vikend në Shqipëri”, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.