Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar se ka hequr dorë nga privilegji për t’u kompensuar për shpenzimet e udhëtimit për në punë, raporton Gazeta Sinjali.
“Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook
Ai thotë se që nga viti 2017 nuk ka shpenzuar asnjë cent nga buxheti i shtetit për çështjen e udhëtimit, mirëpo në vitin 2021 thotë është informuar nga media që ka përfituar 540 euro nga buxheti i shtetit për shpenzimet e karburantit.
“Si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga viti 2017 sa kam hyrë në politikë, për katër vite (2017, 2018, 2019, 2020) kam shpenzuar 0 (zero) cent, ndërsa tani jam informuar nga mediat për kompensimet e udhëtimit për vitin 2021”, shkroi ndër të tjera ai./GazetaSinjali/