Anipse, rastet me diabet të Tipit 2 janë duke u rritur në Britani të Madhe, ekspertët atje thonë se kjo sëmundje mund të parandalohet.
Kjo, sipas tyre arrihet me një dietë të duhur, e cila mundëson uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, verbërimi dhe amputimet, shkruajnë mediat britanike.
“Gjithçka është te vënia e qëllimeve reale të cilat përshtaten me mënyrën tuaj të të jetuarit”, ka thënë Natasha Marsland, këshilltare e lartë në shoqatën “Diabetes UK”.
“Gjërat e vogla e bëjnë dallimin”, është shprehur ajo.
Çfarë duhet të bëni?
- Humbisni pesë përqind të peshës trupore.
- Dilni në shëtitje për 10 minuta pas ushqimit.
- Një mollë në ditë mban diabetin larg jush.
- Fikeni televizorin pas dy orëve që e keni shikuar.
- Shijoni një pije alkoolike në ditë – vetëm një.
- Shmangini kafenë.
- Flini mirë.
- Ushtroni./Gazeta Sinjali/