image Mënyra e duhur si ta mbani fëmijën tuaj

Këshilla/ Mënyra e duhur si ta mbani fëmijën tuaj

news image

Sipas një studimi, nënat të cilat i mbajnë fëmijët e tyre afër lëkurës përjetojnë më pak stres.

Prandaj thuhet se është shumë e rëndësishme si e mbani fëmijën tuaj, meqë shumica e metodave mund ta rrezikojnë shëndetin e fëmijëve tuaj. Prandaj keni kujdes si e mbani fëmijën tuaj.

Nëse e mbani foshnjën nën sqetulla

Kur e mbani foshnjën, kuptohet se ju doni t’ia mbroni kokën. Foshnjat e porsalindura nuk i kanë muskujt e qafës të zhvilluar. Ato papritur mund ta lëvizin kokën, gjë që mund të nënkuptojë vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime nëse qafa e tyre nuk mbështetet siç duhet. Ata nuk do të jenë në gjendje të mbështesin kokën e tyre vetë derisa të jenë të paktën 4-6 muaj.

Nëse e mbani foshnjën në mbajtëse kangur

Ju mund të përdorni mbajtëse kangur, por duhet ta dini se si t’i përdorni ato. Është e rëndësishme ta dini se këmbët duhet të mbahen nga mbajtësja dhe në të njëjtin vend sikurse nëna që e mban foshnjën. Pastaj nyjat do të qëndrojnë në vend dhe shtylla kurrizore nuk do të dëmtohet. Përndryshe, nëse këmbët e foshnjës varen, kjo mund të sjellë sëmundje serioze si displazia ose zhvendosja.

Nëse e mbështetni foshnjën në gjoksin tuaj, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje pozicionit të fytyrës së foshnjës. Duhet të jetë mbi supe. Nëse fytyra e fëmijës mbështetet mbi shpatullën tuaj, kjo mund t’ia vështirësojë frymëmarrjen. Gjithashtu, një pjesë e rrobave tuaja mund të futen në gojën e tyre.

Duhet tua ndryshoni anën

Është e domosdoshme t’ua ndërroni anën ku i mbani fëmijët. Siç thamë edhe më lartë, muskujt e foshnjave janë të dobët. Andaj është e rëndësishme që muskujt të zhvillohen në të dy anët. Përndryshe, muskujt e qafës në njërën anë mund të zhvillohen më pak dhe fëmijët mund të kenë probleme teksa e kthejnë kokën.

Mos e tërhiqni fëmijën lart nga duart. Kjo njihet si bërryl i tërhequr ose subluksim radial i kokës. Kjo do të thotë që kocka e bërrylit është zhvendosur pjesërisht në nyje. Kjo gjendje është e zakonshme tek fëmijët deri në 5 vjeç.  Mund të shkaktohet edhe kur i tërhiqni fëmijët ose i rrahni. Por kur fëmijët mbushin 5 vjeç, kockat e tyre bëhen më të forta dhe kjo nuk ndodhë.