image “Menjëherë nisën me gjueti shtrigash”, PSD kërkon lirimin e aktivistit të tyre

Politikë

“Menjëherë nisën me gjueti shtrigash”, PSD kërkon lirimin e aktivistit të tyre

news image

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një aktivist i PSD-së, i cili më pas është dërguar edhe në mbajtje.

Pas arrestimit të aktivistit, Adem Megjuani ka ardhur një reagim edhe nga kjo parti, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, “Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”.

Po ashtu, kjo parti nuk është pajtuar me vendimin e prokurorit ku sipas tyre vendimi i tij përbën abuzim të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!

Në orën 9:00, aktivisti Adem Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj.

Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë.

Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së.

Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje.

Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani! /GazetaSinjali/