image “Mendoja se do të vdes”, babai i këngëtares së njohur preket nga Covid-19

Showbiz/ “Mendoja se do të vdes”, babai i këngëtares së njohur preket nga Covid-19

news image

Ronald Fenty, babai i këngëtares së njohur Rihanna, mendoi se do vdiste pasi u infektua me sëmundjen  e koronavirusit.

66 vjeçari në një intervistë të bërë njoftoi publikun se ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

“Vajza ime Robin ishte në mbikëqyrjen time”, iu referua Ronald yllit të popit, duke e thirr atë me emrin e lindjes.

“Them të drejtën mendoja se do të vdisja”, shkruan DailyMail.

Ai tutje falënderoi vajzën e tij për gjithçka që bëri për të gjatë kësaj periudhe.

“Ajo bëri shumë për mua, i vlerësoj të gjitha”.

Rihanna i kishte dërguar të atit të saj në Barbados një respirator, për të cilin Ronald thotë se nuk kishte nevojë të përdorte./GazetaSinjali/