Lionel Messi dhe David Beckhams ishin në një restorant të famshëm në Miami duke festuar, ku teksa po festonin së bashku me gratë e tyre, ku ishin edhe dy yjet e tjerë të futbollit të Miami, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, një klient u rrah deri në gjakosje nga sigurimi pasi familja e tij u përpoq të bënte një foto në grup në ditëlindjen e 21-të të vajzës së tij.
Viktima e paidentifikuar akuzohej se kishte tentuar të fotografonte Lionel Messin dhe gruan e tij Antonela, të cilën ai e mohoi.
“Ata u hodhën drejt nesh, më nxorën jashtë dhe më goditën me grusht në fytyrë. Vetëm sepse miku im po përpiqej të bënte një foto me gruan e tij, jo me Beckhamin apo Messin, asgjë. Ishte një gjë familjare”, ka deklaruar ai.
Sigurimi thuhet se gabimisht besoi se burri po fotografonte të famshmit.