image "Menaxhim jo i duhur i nervave", LDK kritikon Kurtin për ikjen nga seanca për dialogun

Politikë

“Menaxhim jo i duhur i nervave”, LDK kritikon Kurtin për ikjen nga seanca për dialogun

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke komentuar largimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga seanca e sotme plenare ku po diskutohej për dialogun, vlerëson se Kurti pas përballjes së parë në kuvend për dialogun, kishte mos menaxhim të duhur të nervave, shkruan GazetaSinjali.

Gashi në një prononcim për Gazetën Sinjali, thotë se Kurti i pa provokuar nga opozita, kaloi në ofendime dhe pastaj iku nga seanca, e cila u mbajt me konfirmimin e tij.

“Është fakt që kryeministri Kurti pas përballjes së parë në kuvend për dialogun, pati mos menaxhim të duhur të nervave duke kaluar edhe në ofendime i pa provokuar dhe pastaj iku nga seanca të cilën vet e kishte konfirmuar”, thotë Gashi.

Ndryshe, seanca për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi nuk vazhdoi në pjesën e dytë të ditës. Shkak për këtë u bë largimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

/GazetaSinjali/