image Memli Krasniqi viziton Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës

Politikë

Memli Krasniqi viziton Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta Sinjali.

PDK njofton se gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

“Krasniqi do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, thuhet në njoftim.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite bëhet e ditur se do të jetë afrimi i “bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik”. /GazetaSinjali/