Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mes të këtij muaji pritet të nisë një vizitë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryqendrën evropiane – Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, Krasniqi do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit në SHBA.
Lideri i opozitës do të takohet edhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të pritet edhe në Kongres, në takime të ndara në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Kreu i PDK-së do të takohet me eurodeputetë.
Para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Memli Krasniqi do të qëndroj në Bruksel, për takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.
Ndryshe, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtij muaji.
Ai të zhvillojë takime zyrtare në Washington.