image Memli Krasniqi e quan Vjosa Osmanin marionetë të Albin Kurtit

Kosovë

Kuvendi/ Memli Krasniqi e quan Vjosa Osmanin marionetë të Albin Kurtit

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën plenare e cila po mbahet për formimin e qeverisë së re, ka thënë se Albin Kurti e shfrytëzoi si marionetë Vjosa Osmanin e LDK-së për interesa të veta për pushtet.

Gjithashtu Krasniqi, i është drejtuar Albin Kurtit, duke i thënë se pse u dashtë një spanjoll që se njeh as pavarësinë e Kosovës të ju bëj bashkë me LDK-në.

‘’Pse u dashtë që Borrelli, një Spanjoll që njeh as shtetin e Kosovës të ju bëj bashkë që të arrini marrëveshjen me LDK-në’’, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq Krasniqi ka përmendur edhe vizitën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, që sipas tij ai u ka thënë të dy partive të koalcionit të vazhdojnë dialogun me Serbinë.

‘’A do t’i kërkoni Serbisë që të kërkoj falje për gjenocidin serb’’, ka thënë ndër të tjerash Krasniqi./ Gazeta Sinjali/