image Liderët e opozitës i shkojnë Kurtit në takim, temë tensionet në Veri

Politikë

Liderët e opozitës i shkojnë Kurtit në takim, temë tensionet në Veri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri.

Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

I pari që erdhi në takim ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Pas tij ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ndërsa i fundit ishte lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Temë e diskutimit do të jenë tensionet në Veri të vendit.