image Melisa e "Për'puthen" thotë se nuk flet me nënën e saj për shkak të Fationit

Bota e Yjeve

Melisa e “Për’puthen” thotë se nuk flet me nënën e saj për shkak të Fationit

news image

Melisa Lleshi thotë se nëna e saj nuk i flet më për shkak të akuzave që ia bëri konkurrenti tjetër i “Për’puthen”, Fation Kuqari, shkruan Gazeta Sinjali.

Në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime”, tha se nuk flet më me nënën e saj pasi që Fationi e akuzoi se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë, për të cilin mediat atje po aludojnë se është Andi Shehu, po ashtu konkurrent në këtë program.

“Nuk flas me mamanë time për shkak të kësaj situate. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe si jam, por duke qenë një epokë tjetër. Ajo nuk do më hedhë kurrë në rrugë se jam fëmija i saj, por normalisht që do ketë kritika. Akuzat e Fationit dhe aludimet e publikut e kanë prekur”, deklaroi Melisa, e cila mohoi marrëdhënien me Andin./Gazeta Sinjali/