image Melinda thumbon koleget me "freestyle"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Melinda thumbon koleget me “freestyle”

news image

Melinda Ademi është njëra ndër rep-artistet më të përfolura të showbizit vendor.

Artistja arriti që me zërin e saj unik si dhe repturat që bënë, të pëlqehet nga masa për një kohë të shkurtër, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas muzikës, rep-artistja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, Melinda ka publikuar një “freestyle”, në të cilin nuk mungojnë thumbimet për koleget.

Deri më tani asnjëra nga rep-artistet që janë për momentin në tregun muzikor nuk kanë reaguar dhe mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë ndonjë “freestyle” edhe nga ato.

https://www.instagram.com/p/B3Usu23DRVI/

Në këtë video, artistja ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë komplimente.

Kujtojmë se “A po don pak” është projekti i fundit muzikor i Melindës. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/