Njëra nga rep-artistet më të përfolura shqiptare është padyshim Melinda Ademi.
Ajo së fundmi ka zgjedhur që të tallet me këngën e fundit të dy artisteve gjithashtu të njohura, Taynës dhe Dafinës, transmeton Sinjali.
Melinda siç duket ka zbuluar që kënga më e fundit e artisteve “Bye Bye” ka ngjashmëri me “Mob Ties” të reperit amerikan Drake.
Këtë rep-artistja e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram. Në këtë video shihet Melinda duke qeshur përderisa dëgjohet teksti i njëjtë si ai i Taynës e Dafinës kur bëjnë rep në minutat e fundit të këngës.
Asnjëra nga artistet nuk ka reaguar ende për këtë veprim të Melindës dhe mbetet të shihet nëse ato do t’i përgjigjen këtij thumbimi apo jo.
Ndryshe, Melinda është duke shijuar suksesin e këngës “Pika pika” që e ka publikuar në muajin qershor të këtij viti. Kënga deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/