Reperja e njohur, Melinda Ademi së bashku me reperin, Gjiko, kanë sjellur bashkëpunimin e tyre ‘X5’.
Projekti i tyre u prit mirë nga publiku, anipse u aludua në rrjete sociale se kjo këngë ishte një ‘diss’.
Mirëpo, Melinda sqaroi këtë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se kënga nuk i është bërë ‘diss’ askujt.
“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Nuk ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për të gjithë. Shkojmë për dy milionë sot”, ka shkruar ajo.
Përndryshe ‘X5’ për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e 1.6 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Gazeta Sinjali/