Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë janë regjistruar 794 viktima të reja nga koronavirusi.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në një ndër shtetet më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 51 mijë e 311, shkruan The Guardian.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6 mijë e 717 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e personave të prekur shkoi në 469 mijë e 407, që është një ndër më të lartat në botë.
Zyrtarët meksikanë kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i madh se shifra zyrtare e rasteve të konfirmuara./Gazeta Sinjali/