Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në raportimin e tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka deklaruar se për shkak të shkeljeve disiplinore këtë vit janë përjashtuar 8 zyrtarë policorë, transmeton Sinjali.
“Numri i ankesave të qytetarëve komplet për vitin 2019 ka qenë 864 . Kurse për vitin 2020 ka qenë 629. Kurse për periudhën janar maj të këtij viti i kemi pranuar 277 ankesa. Po fokusona te këto të fundit nga këto ankesa 53 janë të bazuar, 84 janë të pabuzume, 8 nga këto kanë rezultuar me ndërprerje të marrëdhënies të punës dhe 45 janë ndërmarr masa disiplinore duke përfshirë nga degradime dhe ndalja e pagesës”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/