image Mehaj për nder të 14-vjetorit të pavarësisë u dërgon dhurata fëmijëve të SOS fshatit

Sociale

Mehaj për nder të 14-vjetorit të pavarësisë u dërgon dhurata fëmijëve të SOS fshatit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për nder të 14-vjetorit të pavarësisë së vendit, ka vizituar fëmijët e SOS fshatit, të cilëve u ka dërguar edhe dhurata.

Mehaj është zotuar për mbështetje të plotë për stafin e këtij institucioni.

“Me emocion të veçantë, sot, për nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, bashkë me ushtarakë e ushtarake tona, kam vizituar fëmijët e SOS Fshatit. Me këtë rast, udhëheqjes dhe stafit të SOS Fshatit iu zotova se do të kenë mbështetjen tonë të plotë sikur edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Dhuratat tona për ta na i shkëmbyem me gëzimin e buzëqeshjet e tyre që ishin dhurata më e çmueshme për ne për Ditën e Pavarësisë”, ka vazhduar tutje ai.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing, military uniform and outdoors

/GazetaSinjali/