Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së major Agron Spahiut, i cili ishte luftëtar i UÇK-së dhe ushtarak profesionist i TMK-së dhe FSK-së.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin me rastin e ndarjes nga jeta të Major Spahiut. Andaj, ju shprehë ngushëllimet për humbjen e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për ne si institucion e shoqërinë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/