image Hoxhë Kalaja për vdekjen e Myftarajt: Mos të lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se i bëj “block” - Sinjali

Hoxhë Kalaja për vdekjen e Myftarajt: Mos të lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se i bëj “block”

news image

Ditën e sotme, gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj dyshohet se është vetëvrarë, pasi u hodh nga kati i katërt i banesës së tij.

Për vdekjen e 60-vjeçarit ka reaguar hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se i ndjeri Myftaraj ka bërë thirrje për gjenocid ndaj myslimanëve.

Tutje ai ka thënë mos të lutet njeri te postimi i tij i bërë, pasi do u bëjë “block” atyre që e bëjnë një gjë të tillë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: