image E dhimbshme/ Pas një sëmundjeje të rëndë, ndërron jetë i riu nga Lipjani - Sinjali

E dhimbshme/ Pas një sëmundjeje të rëndë, ndërron jetë i riu nga Lipjani

news image

Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë i riu nga Lipjani, Adhurim Bublica, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të Allahut jemi dhe vetëm te ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë djali im dhe vëllau ynë, Adhurim Bublica”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, për të cilin tha se ka qenë djalë punëtor e me sjellje të lartë morale.

Lamtumira e fundit Adhurimit ia dha sot, në varrezat e qytetit të Lipjanit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin