image Mehaj nga Brezovica: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme

Siguri

Mehaj nga Brezovica: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se trupat e Kosovës janë të gatshëm që të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktualisht Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe.

Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/