image “Operacioni u krye me sukses, pacienti vdiq”, kardiokirurgu që kreu operimin i përgjigjet ashpër drejtorit të klinikës

Shëndetësi

“Operacioni u krye me sukses, pacienti vdiq”, kardiokirurgu që kreu operimin i përgjigjet ashpër drejtorit të klinikës

news image

Një pacient në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë ka vdekur, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.

Pas kësaj, ka pasur reagime të shumta, e njëri ndër këto reagime ishte edhe ai i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili e cilësoi si jokompetent mjekun që kreu intervenimin.

E pas kësaj, me një reagim ka dalë edhe mjeku i cili kreu intervenimin, Kushtrim Shala, i cili tha se Brahimaj reagimin e ka bërë pa kontaktuar me të dhe sipas tij, ky i fundit ka qenë në pushim vjetor.

“Pasi nuk mu dha mundësia që të bëj diskutim në kolegjiume profesionale që rëndom bëhen në çdo qendër të mirëfillt kardiokirurgjike,po ju drejtohem edhe unë mediave në cilësinë e Kardiokirurgut operator dhe njëherit kujdestar në kardiokirurgji me daten 03.01.2023. Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje  të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit)  thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, ka shkruar ai.

Brahimaj dha edhe detaje në lidhje me gjendjen e pacientit, duke thënë se e ka parë atë dhe ka vendosur indikaconin për operim emergjent.

“Diseksioni akut aortik paraqet emergjencë kariokirurgjike dhe është jashtzakonisht vdekjeprurës nese nuk diagnostikohet dhe trajtohet me kohë. Përafersisht 20% e pacienteve me diseksion te aortes vdesin para se të arrijnë në spital. Vdekshmëria për diseksion akut të aortës të patrajtuar arrin 50% në 24 orët e para. Nëse diseksioni shoqërohet me rupture  të aortës (siç ka qenë rasti me pacientin ne fjalë) vdekshmëria shkon deri ne 90% në orët e para”, u shpreh ai.

Shala përmes shkrimit të tij në Facebook tha se pacienti ishte në margjinat e jetës, përcjell Klankosova.tv.

“Pas thirrjes për konsultë urgjente nga Kardiologjia, e kam parë pacientin dhe kam vendosur indikaconin për operim emergjent. Pacienti ishte në margjinat e jetës. Ishte në iskemi të të gjitha organeve të trupit, me paralizë të extremiteteve të majta, shok kardiogjen, hypotension (për shkak të tamponadës).Diseksioni i aortes  (çarja) kishte përfshirë aortën në tërë gjatësinë e saj (deri në bifurkacion) edhe enët supraaortike (te dy Arteriet karotide dhe dy arteriet subclavia), si dhe arteriet  viscerale”, tha ai.

Ai është shprehur se familjarëve u janë sqaruar të gjithë detajet në lidhje me gjendjen e pacientit.

“Famijareve u janë sqaruar të gjitha detajet lidhur me gjendjen e tij dhe arsyeshmërinë e intervenimit kirurgjik. Të cilët kanë juridikisht kanë pranuar, që të kryhet intervenimi. Pas përgatitjes për operim kam kërkuar asistencë nga mjeku në gadishmeri dr.Endrit Shala, i cili i është përgjigjur thirrjes menjëherë. Pacienti në shok kardiogjen i është nënshtruar indukimit të anestezionit”.

“Kemi filluar operimin. Pas kanulimit aksillar te djathtë (right upper brachial)  është bërë hapja e krahërorit ku kemi gjetur tamponadë dhe rupturë të Aortes ascendente (aortic root). Meqë paraprakisht pacienti ishte kanuluar për qarkullim jashtëtrupor (CPB), në këto momente nuk kishte fare rrezik jetë për pacientin përkundër ruptures prezente.Muri i aortës ishte komplet i çarë dhe çarja (tear) kishte ndodhur mu në rrënjë të aortës, mes ostiumit koronar të majtë dhe atij të djathtë. Por që valvula aortale ishte e shëndoshë pa lezione, por me regurgitim masiv, ashtu siç ndodh në pacientët e tillë pothujse çdo herë”, thuhet në reagimin e tij.

Shala tha se kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare.

“Pacienti ka qenë i monitoruar nga anesteziologu dhe për çfarëdo eventualiteti kirurgjik emergjent, përgjegjës ka qenë kardiokirurgu kujdestar, i cili me gjasë nuk e ka parë të arsyeshme revizionin e pacientit. Sepse kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare, sepse pas një kujdestarie 24 orëshe në këmbë (si mjek I vetëm në klinikë) dhe me një operacion  emergjent me kohëzgjatje disa orëshe gjatë gjithë natës nuk mund të pritet që vazhdoj akoma ne klinikë ta përcjell pacientin.Rastet e tilla të vdekjeve brenda spitalore kërkoj që  të bëhet autopsia për të parë arsyen e vdekjes”, tha ai.

Tutje, ai është shprehur se menaxhmenti i Kardiokirurgji ose duhet të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht.

“Menaxhmenti në Kardiokirurgji ose duhet të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht që tani ose të gjithë ne të tjerët do të shkaterrohemi”, u shpreh tutje ai.

/GazetaSinjali/